Maqedoni
Përkujtimore, dita botërore e përkujtimit të Holokaustit
26.01.2024 14:45
Republika e Maqedonisë së Veriut ndan vuajtjet dhe kujtimin për Holokaustin...

Republika e Maqedonisë së Veriut ndan vuajtjet dhe kujtimin për Holokaustin. Në një manifestim të veçantë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, qytetarët dhe përfaqësues të institucioneve shprehën solidaritetin e tyre me hebrenjtë dhe mbështetjen e tyre për kujtimin e viktimave të kësaj tragjedie njerëzore.
“Më lejoni ta falënderoj Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për aderimin e saj në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga 39 vende kundër antisemitizmit dhe për lejimin e vendimit të Qeverisë për të respektuar vendimin e fundit të këshillit që dënon Hamasin dhe me të cilin Hamasi i nënshtrohet vetëm masave dhe sanksioneve specifike.”, - deklaroi ambasadorja e Izraelit, Simona Frankel.
“Sot është një ditë e trishtuar, një ditë kur kujtojmë gjashtë milionë viktima hebrenj që vuajtën në Holokaust dhe në mesin e tyre janë hebrenjtë tanë maqedonas – 7,144 hebrenj. Është kryer gjenocidi më i madh në historinë e njerëzimit.”, - theksoi nënkryetarja e komunitetit hebre në RMV, Radojka Helman.
“Në demokracitë tona është e çmuar liria e shprehjes, e cila, për fat të keq, ndonjëherë keqpërdoret dhe keqkuptohet, madje edhe sot disa mund të gabojnë duke shtrembëruar faktet historike që lidhen me Luftën e Dytë Botërore të shekullit të kaluar ose shumë më keq me mohimin e Holokaustit.”, - u shpreh sekretari shtetëror në MPJ, Filip Tosevski.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit - 27 janar, mbrëmë në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë u hap ekspozita "Aushvic”.
SEDAT SELIMI
