Maqedoni
Gjykata Penale, paraburgim për 5 të arrestuarit në Gërçec
26.01.2024 15:01
Gjykatësit e procedurës paraprake nga Gjykata Penale, me propozim të Prokurorisë Publike...

Gjykatësit e procedurës paraprake nga Gjykata Penale, me propozim të Prokurorisë Publike, ka shqiptuar paraburgim 30 ditorë për pesë të dyshuarit nga aksioni policor në Gërçec të Shkupit.
Siç bëjnë të ditur nga Prokuroria, në paraburgim 30 ditorë kanë përfunduar Sh.B., F.B., N.I., F.S. dhe S.A., ndërsa për O.P. pranoi propozimin për caktimin e masës së sigurisë, përkatësisht konfiskimin e dokumentit të udhëtimit dhe ndalimin e lëshimit të një të reje, ndalimin e daljes nga vendbanimi, përkatësisht vendqëndrimin dhe detyrim për paraqitje në gjykatë.
Po ashtu është pranuar propozimi për caktimin e masës së paraburgimit edhe për 10 persona të tjerë të përfshirë në grupin kriminal, por ai do të hyjë në fuqi kur të arrestohen, pasi të njëjtët janë në arrati. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se në Bashkëpunim me Europolin mbrëmë kanë arrestuar 6 persona, pjesë e një bande kriminale të dyshuar për vrasje për hakmarrje, vrasje për interes dhe trafikim narkotikësh. Një tjetër i dyshuar si pjesëtarë i grupit është arrestuar në Spanjë, ndërkaq disa anëtarë të tjerë të grupit jetojnë jashtë vendit. Gjatë aksionit janë sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, automjete luksoze dhe gjësende të tjera me vlerë.
