Cortini d'Ampezzo, rrëzime të shumta

26.01.2024 15:27

Garat në Kupën e botës për femra...

Garat në Kupën e botës për femra, kanë vazhduar sot në Cortina d'Ampezzo, ku në garën e katërt të lëshimit kishte rrezime mjafttë rrezikshme.

Viktime e rrëzimeve të rrezikshme ishin skiatorja më e mirë në botë Mikaela Shiffrin, ndërsa u lëndua  edhe kampionia olimpike Corinne Suter. Fituese e garës së lëshimit në fund doli austriakja Stephanie Venier, e cila triumfoi para zviceranes Gut-Behrami.

Vendi më i ulët në p;iedestal iu takoi tri skiatoreve - kanadezja Valerie Grenier, austriakia Christina Ager  dhe italiania Sofia Goggia, të cilat për 71 të qindtat ishin më të ngadalshme se fituesja Venier. 

Të shtunën në Cortina, në program është gara e dytë e lëshimit e pesta sezonale, ndërsa të dielën në program është sllallomi i madh.