Kloppi në fund të sezonit braktis Liverpoolin

26.01.2024 15:29

Juergen Klopp ka njoftuar për vendimin...

Juergen Klopp ka njoftuar për vendimin për largimin e tij nga posti i trajnerit të Liverpoolit. Ai i ka njoftuar tashmë zyrtarët e klubit për dëshirën e tij për largim nga pozita e trajnerit, kur kjo kampanjë t’i afrohet fundit. Ai të mërkurën udhëhoqi “të kuqtë” drejt një tjetër finaleje në Wembley. 56-vjeçari do t’i përfundojë edhe disa ndeshje dhe do të largohet nga Liverpooli pas tetë vjetësh e gjysmë.

Ka fituar gjashtë trofe madhorë me skuadrën e Liverpoolit. Asistentët Pepijn Lijnders dhe Peter Kraëietz, trajneri për zhvillim Vitor Matos, po ashtu do të largohen në fund të sezonit.

“E kuptoj se është një befasi për shumë njerëz në këtë moment kur e dëgjon për herën e parë, por qartë se mund ta shpjegoj këtë – ose do të mundohem ta shpjegoj më vonë. Dua gjithçka në këtë klub, dua gjithçka në këtë qytet. I dua edhe tifozët, e dua ekipin, stafin. Unë dua gjithçka. Pavarësisht kësaj, po e marr këtë vendim. Pas shumë vjetësh që kemi kaluar së bashku, pas gjitha situatave që kemi kaluar, respekti është rritur bashkë me dashurinë për ju, dhe e fundit që u kam borxh është e vërteta – dhe kjo është e vërteta”, deklaroi Klopp.

Klopp erdhi në krye të Liverpoolit më 8 tetor të vitit 2015. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve, Premier Leaguen, Kupën e Botës për Klube, Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Superkupën e UEFA-s.

Ka dalë triumfues edhe në Community Shield.

Deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe pesë muaj për t’u luajtur. Liverpooli është në garë për të triumfuar në katër gara.