Maqedoni
Interkulturalizmi, strategjia për zhvillimin 2024-2026
26.01.2024 15:51
Dallimet sociale, mungesa e qasjes së barabartë në arsim për të gjitha etnitetet...

Dallimet sociale, mungesa e qasjes së barabartë në arsim për të gjitha etnitetet, si dhe zbatimi jo i plotë i Marrëveshjes së Ohrit janë një pjesë e kritikave të sektorit civil, të cilat i shprehën në miratimin e strategjisë kombëtare për zhvillim të interkulturalizmit dhe kohezionit shoqëror. Sektori civil kërkon, që nëpërmjet ndryshimeve ligjore, të mundësohet shtrirja e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit në nivel lokal.
“Kërkojmë zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe ajo të përkthehet në jetesën e përditshme të qytetarëve në nivel lokal. Veç më një kohë të gjatë kërkuam ndryshime në ligjin për vetëqeverisje lokale në pjesën e nenit 41 dhe nenit 55 që kanë të bëjnë me komisionet për marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe të gjitha këto aspekte të multikulturalizmit të funksionojnë edhe në nivel lokal.”, - deklaroi përfaqësuesi i sektorit civil, Sreten Koceski.
“Për ligjin për vetëqeverisje lokale është e nevojshme shumica e dyfishtë, plus Badinteri, ashtu që ne për atë referojmë në raportet vjetore të strategjisë paraprake. Ka edhe numër të saktë se sa prej komunave janë të obliguara të formojnë komisione, se a i kanë formuar apo jo. Angazhimi ynë strategjik është që t’i inkurajojmë të gjithë që janë të obliguar, t’i formojnë.”, - theksoi koordinatori nacional për Interkulturalizëm, Robert Allagjozovski.
Në strategjinë kombëtare për zhvillim të kohezionit shoqëror janë paraparë një sërë reformash, megjithatë themelet në të cilat bazohet kjo strategji janë drejtësia për të gjithë, e drejta e barabartë për punësim dhe institucione më efikase.
ERSAN PAJAZITI
