Futboll

Viti 2015, Messi sulmuesi më i mirë

31.03.2015 15:55

Cristiano Ronaldo është fituesi i Topit të Artë për vitin 2014, por ky vit nuk ka nisur mbarë për të...

Loja e tij është kritikuar, ndërsa e kundërtra po ndodh me Lionel Messi.
 
Sulmuesi argjentinas në 3 muajt e parë të 2015 ka shënuar 17 gola vetëm në kampionat, 11 më shumë se Cristiano duke i rrëmbyer edhe kreun e klasifikimit të golashënuesve në La Liga.
 
Të dhënat e futbollistëve të 5 kampionateve më të mirë janë analizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport duke e shpallur Lionel Messi si sulmuesin më të mirë, ndërsa Cristiano Ronaldo të 29.
 
Në këtë renditje merren parasysh goditjet në portë, rastet për gol, pasimet apo topat e rrëmbyer.
 
Në podium janë ngjitur edhe holandezët Arjen Robben e Bas Dost.