FFM-ja, pajis me topa skuadrat e të rinjve

26.01.2024 16:05

Federata e Futbollit të Maqedonisë...

Federata e Futbollit të Maqedonisë, gjat kësaj jave ka shpërnda 5680 topa futbolli (FIFA QUALITY PRO "IMS - Standardi Ndërkombëtar i ndeshjeve") për klubet e të rinjve të të gjitha kategorive (të rinj, kadetë, pionierë, pionierë të vegjël etj.), që bëjnë gara  në kuadër të kampionateve për kategoritë e reja të FFM-së. Skuadrat nga Superliga e të rinjve dhe nga Liga e Dytë për të rinj marrin nga 80 topa futbolli, dhe klubet nga Liga e Tretë dhe klubet që kanë breza fëmijësh në kategorinë e të moshuarve dhe juniorëve marrin nga 40 topa futbolli. Me donacionin e fundit FFM-ja shpërndau 5680 topa të futbollit për gjithsej 122 klube.

“Me ndihmën e vazhdueshme si në aspektin financiar ashtu edhe në atë teknik (pajisje, futboll, pagesë e  shpenzime udhëtimi etj.), FFM-ja konfirmon se futbolli i të rinjve nuk shihet më si një kontribues entuziast, por edhe si një pjesë e futbollit tonë që zhvillohet. Është e rëndësishme të tregojmë se futbolli bazë trajtohet në nivelin e duhur dhe ne do të vazhdojmë në atë drejtim.”,  ka thënë kryetari i FFM-së, Muammed Seidini.

Më herët, Federata e Futbollit të Maqedonisë  ndau 600 topa futbolli (Triton – FIFA) për 12 klube nga LPFM, dhe 16 klube nga LDFM kanë marrë 640 topa futbolli. 18 klube nga Liga e Femrave (e para dhe e dyta)  iu shpërndanë 560 topa futbolli (Reposta), ndërsa ekipet nga Liga e Fëmijëve FFM gjithsej 3000 topa futbolli.

200 topa janë të destinuara për ekipet nga Liga e Parë dhe e Dytë e Futsalit. Futbollet e prodhuara sipas standardeve më të larta të FIFA-s janë të dizajnuara nga FFM. Me aksionin e ri për klubet e të rinjve, Federata e Futbollit të Maqedonisë edhe një herë konfirmon rëndësinë e përkrahjes së të gjitha klubeve në të gjitha garat nga garat e organizuara nga FFM.