Maqedoni
UNShM, Kushtetuesja pranoi nismën për bileta falas
26.01.2024 16:28
Me nismë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Gjykata Kushtetuese...

Me nismë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që transporti falas me autobusë ta shfrytëzojnë edhe nxënësit e shkollave të mesme private. Nga Unioni thonë se së shpejti do t’i njoftojnë nxënësit se kur duhet të aplikojnë për bileta.
“Unioni i nxënësve të shkollave të mesme në RMV arriti të ndikojë për transport publik falas edhe për nxënësit e shkollave të mesme private. Unioni i shkollave të mesme ka ngritur iniciativë për ndryshimin e ligjit për transport publik në vitin 2021. E kemi dorëzuar iniciativën në Gjykatën Kushtetuese në korrik të vitit 2023, përderisa më 5 dhjetor të njëjtin vit, gjykata vlerësoi se me këtë zgjidhje ligjore vendoset trajtim i ndryshëm i nxënësve të shkollave të mesme në lidhje me përvetësimin e të drejtës së shfrytëzimit të transportit falas në rastet e dhëna që është në kundërshtim me nenin nëntë, paragrafi dy dhe nenin 44 paragrafi dy të Kushtetutës.”, - u shpreh Berin Muhamed.
