Jankullovska: Rroga më e ulët në MPB 18 mijë denarë

31.03.2015 16:16

Mbi 10 mijë të punësuar në MPB, nëpunës policorë dhe persona të autorizuar zyrtarë, në kuadër të harmonizimit të rrogave me të punësuarit në Drejtorinë Doganore do të kenë rroga më të larta për muajin prill për 5%...

Për këtë qëllim qeveria siguron 250 milion denarë shtesë deri në fund të vitit, sqaroi ministrja Jankulloska, duke shtuar se harmonizimi do të vazhdojë edhe në dy vitet e ardhshme.

“Rrogat e nëpunësve shtetërorë dhe policëve të autorizuar do të rriten me etapa dhe deri në fund të vitit 2017 duhet të rriten për 20%. Paga më e ulët aktualisht në MPB është 15 mijë e 300 denarë, ndërkohë që me rritjen prej 20% do të arrihet pagë mujore prej 18 mijë denarësh. Të drejtat e tjera shtesë, siç janë kujdestaria, puna e natës dhe festat do të jenë të paguara në veçanti”- deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme, Gordana Jankullovska.

Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Tihomir Klimovski, tha se dialogu i shëndoshë  social me MPB-në kontribuoi që të fillohet procesi i harmonizimit të rrogave.

“Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të madh ndaj punës, rreziqet enorme, rreziku, stresi dhe provokimet me të cilat përplasen në punën e përditshme, kolegët e mi e meritojnë këtë rritje të pagave”- tha kryetari i Sindikatës së Policëve, Tihomir Klimovski.

Paralelisht me këtë proces, nëse vihet deri në rritje të pagave të të punësuarve të tjerë në administratë kjo do të vlejë edhe për të punësuarit në MPB, respektivisht kjo do të jetë rritje shtesë pavarësisht nga procesi i harmonizimit të rrogave. (Flutura Latifi, TVM2)