Maqedoni

Pendarovski mandatoi Talat Xhaferin për kryemisnitër

26.01.2024 17:38

Presidenti Stevo Pendarovski mandatoi Talat Xhaferin për përbërjen e Qeverisë teknike...

Presidenti Stevo Pendarovski mandatoi Talat Xhaferin për përbërjen e Qeverisë teknike, e cila do të funksionojë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re që do të formohet pas zgjedhjeve parlamentare.
 
“Për mandatar për përbërjen e Qeverisë kalimtare për realizimin e zgjedhjeve parlamentare e caktoj zotin Talat Xhaferi.”, - u shpreh presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
 
Pas marrjes së mandatit, Xhaferi premtoi se në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, negociatat për përbërjen e Qeverisë kalimtare do të zhvillohen sipas nevojës politike dhe gjendjes në shtet.
 
“Me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë pranoj mandatin nga presidenti i shtetit, me një premtim se me ndërgjegje dhe në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, përbërja e Qeverisë dhe negociatat për përbërjen e Qeverisë do të zhvillohen në pajtim me nevojën politike dhe situatën në vend.”, - theksoi mandatari për formimin e Qeverisë së re, Talat Xhaferi.
 
Seanca për zgjedhjen e Qeverisë teknike, pritet të mbahet të dielën, më 28 janar. 
 
FITIM KRYEZIU