Maqedoni
Lëvizja majtiste “Solidariteti”: Ligji për Honoraristët, diskriminues
31.03.2015 16:33
Nga Lëvizja majtiste “Solidariteti” kërkojnë që qeveria të tërheq Ligjin për Pagesën e Kontributeve për Honoraristët...

Nga Lëvizja majtiste “Solidariteti” kërkojnë që qeveria të tërheq Ligjin për Pagesën e Kontributeve për Honoraristët, pasi vlerësojnë se ai ka mangësi të shumta.
Njëherit, nga kjo lëvizje kërkojnë bisedime me qeverinë për hartimin e një ligji të ri më cilësor për honorarët.
“E porosisim qeverinë të mos mbajë inat dhe t’i tërheqë ndryshimet e Ligjit për Pagesën e Kontributeve Shoqërore për Honorarët dhe të mundësojë debat publik në të cilin do të gjenden zgjidhje më të mira”- deklaroi Zdravko Savevski nga Lëvizja majtiste “Solidariteti”.
Nga kjo organizatë vlerësojnë se edhe me ndryshimet e fundit ligji vazhdon të jetë diskriminues, pasi honoraristët duhet të paguajnë kontribute ashtu si edhe të punësuarit, por ata nuk i gëzojnë të drejtat që i gëzojnë të punësuarit, siç janë e drejta për pushim vjetor, pushim mjekësor, apo regres për pushim vjetor.
Po ashtu, sipas “Solidaritetit”, të varfrit paguajnë më shumë, apo 35% nga të ardhurat, ndërsa të pasurit paguajnë rreth 12% nga të ardhurat e tyre.
Ndryshimet e shpeshta të ligjit, sipas Lëvizjes “Solidariteti”, shumë nga punonjësit me honorarë i kanë lënë për më tepër se dy muaj pa rroga, pasi janë shkaktuar paqartësi te ndërmarrjet ku punojnë.
GYLTENE SINANI
