Botë

Finlanda mban zgjedhjet, nesër zgjidhet Presidenti

26.01.2024 20:27

Finlanda do të zgjedhë një president të ri të dielën, më 28 janar, 10 muaj....

Finlanda do të zgjedhë një president të ri të dielën, më 28 janar, 10 muaj pasi vendi u bashkua me NATO-n në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
 
Dy kandidatët kryesorë në zgjedhje janë ish-kryeministri Alexander Stubb nga Partia Konservatore e Koalicionit Kombëtar dhe ish-ministri i Jashtëm Pekka Havisto nga Partia e Gjelbër.
 
Sipas sondazheve të opinionit publik, Stub ka mbështetjen e 27 për qind të votuesve dhe Havisto 23 për qind, ndërsa shtatë kandidatët e tjerë janë shumë prapa tyre.
 
Në vendin e tretë është Jussi Hala-aho nga Partia e djathtë e Finlandezëve, me 18 për qind të mbështetjes, ndërsa Guvernatori i Bankës Qendrore të Finlandës dhe ish-komisioneri europian Olli Rehn.