Botë

Shkon në mbi 26 mijë numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori

27.01.2024 12:58

Izraeli dhe militantët e Hamasit po vazhdojnë luftën ndërmjet tyre në Rripin e Gazës...

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se rreth 26260 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite.
 
Rreth 64800 të tjerë janë plagosur gjatë konfliktit, i cili tani është në ditën e 113-të, tha ministria.
 
Të paktën 174 palestinezë u vranë dhe 310 u plagosën në 24 orët e fundit, shtoi ajo, raporton skynews.
 
Theksojmë se autoritetet izraelite kanë pohuar se sulmet ndaj militantëve palestinezë do të vazhdojnë deri sa të mposhten.
 
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë më 7 tetor ndaj luftëtarëve të Hamasit, të cilët kryen sulme terroriste duke shkaktuar rreth 1200 viktima.