Botë
Iraku e rimerr qendrën e Tikritit
31.03.2015 16:42
Trupat irakiane të ndihmuara nga paramilitarët shiit dhe sunit kanë arritur në qendër të Tikritit...

Trupat irakiane të ndihmuara nga paramilitarët shiit dhe sunit kanë arritur në qendër të Tikritit, pasi i kanë siguruar seksionet jugore dhe perëndimore nga militantët e “Shtetit Islamik”, ka njoftuar sot kryeministri irakian, Haidar al Abadi.
“Forcat e sigurisë kanë arritur në Tikrit, ndërsa e kanë liruar pjesën jugore dhe perëndimore të qytetit, tani janë duke u munduar ta kontrollojnë në tërësi qytetin”- ka deklaruar kryeministri irakian.
Ai tha se fitorja u arrit edhe me përkrahjen e sulmeve ajrore të SHBA-ve.
LEUNORA KALIQI
