Botë

Gazë, Izraeli kërkon të ndalë aktivitetet e OKB-së

27.01.2024 15:14

Izraeli do të tentojë të ndalë operimin në Gazë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara...

Izraeli do të tentojë të ndalë operimin në Gazë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë.
 
Kështu tha më 27 janar një ministër izraelit, pasi Izraeli tha se disa pjesëtarë të stafit të UNRVA-së ishin përfshirë në sulmet e 7 tetorit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në jug të Izraelit, sulme që nxitën luftën në Rripin e Gazës.
 
Izraeli po synon që të sigurohet që “UNRVA të mos ketë më aktivitete”, tha ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.
 
Ai shtoi se Izraeli do të tentojë të marrë mbështetjen nga SHBA-ja, BE-ja dhe donatorë të tjerë të kësaj agjencie.