Botë
Jemen, SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve
27.01.2024 15:36
Forcat amerikane kanë sulmuar një raketë kundër anijeve të lëvizjes rebele Huthi në Jemen...

Forcat amerikane kanë sulmuar një raketë kundër anijeve të lëvizjes rebele Huthi në Jemen, duke theksuar se kjo raketë ishte bërë gati që të lëshohej të shtunën.
Sulmi i Shteteve të Bashkuara u krye disa orë pasi rebelët, që mbështeten nga Irani, sulmuan një cisternë britanike në Gjirin e Adenit, me municion të ngjashëm.
Forcat amerikane dhe britanike kanë kryer sulme të përbashkëta për të reduktuar aftësinë e Huthëve për të sulmuar anijet që kalojnë përmes një rruge kyçe në Detin e Kuq.
Rebelët kanë thënë se sulmet ndaj anijeve janë në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, ku Izraeli po zhvillon luftë me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Uashingtoni po ashtu ka kryer një sërë sulmesh të njëanshme ajrore, por Huthët janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre.
