Maqedoni
Strugë, shtrejntohen faturat e ujit, qytetarët: Nuk i përballojmë dot
27.01.2024 17:04
Janë shtrejntuar me 30% faturat e ujit për qytetarët e Strugës...

Janë shtrejntuar me 30% faturat e ujit për qytetarët e Strugës, ndërsa me mbi 50 % për firmat. Një pjesë e qytetarëve thonë se tashmë shumë çmime janë të larta dhe jetesa po bëhet e papërballueshme, prandaj rritjes se çmimeve nuk duhet duhet t’i shtohet edhe rritja e faturave të ujit.
Ndërsa disa qytetarë thonë se çmimi është në rregull, për shkak se i kanë të gjitha shërbimet e nevojshme dhe ujë të mjaftueshëm për pije.
“Për rritjen e ujit nuk e kemi standartin, se rrogat standarti janë të dobta, për ata që kanë kushte të mira po, ama ata që nuk kanë kushte është krizë. Mirë është mos shtrejntohet. Po, në atë ndërtesë ku jetoj unë ka pas ujë, gjithmonë kam pirë ujë prej në çezmë”, shprehet qytetari.
“Mendoj që Maqedonia si shtet nuk e meriton pjesën e shtrenjtimit të ujit por edhe të gjërave tjera sepse nuk i kemi kushtet ideale për shtrenjtime të tilla”, theksoi qytetari.
“Vendimi nuk është fare në rregull, me këto gjëra nuk pajtohem aspak, po të vendosin dorën në zemër se me këto gjëra nuk jetohet, është tmerr”, shprehet qytetari.
“Këtu në Strugë është shtrenjtuar për shkak të kanalizimeve, kurse tek ne në fshat është çmimi i njëjt, uji është i mirë, i pastër”, theksoi qytetari.
“Unë përpara kam paguar ujë 1000 den., tash paguajmë më pak”, shprehet qytetari.
Nasufi: Çmimin e vendos komisioni rregullator
Nga ndërmarrja Publike Komunale Ujësjellësi thonë se vendimi nuk varet prej tyre, për ndryshimin e çmimeve vendos Komisioni Rregullator bazuar tek të dhënat dhe kostot që i jep pushteti lokal.
“Shtrejntimi i ujit ka procedura dhe atë nuk e vendos ndërmarrja e ujësjellësit por atë e vendos komisioni rregullator, ne i japim informacione çdo vit Komisionit Rregullator dhe në bazë të informacioneve, të arxhimeve tona, të faturizimit, të shtrejntimit të materialeve Komisioni Rregullator merr vendim dhe kanë nxjerr një mesatare ku 30% tek qytetarët shtrejntohet uji dhe kanalizimet, ndërsa tek personat juridik është pak më lartë sepse edhe harxhimet janë pak më të mëdha”, theksoi drejtori i NP Ujësjellësi Strugë, Dashmir Nasufi.
Edhe pse Struga është qytet i rrethuar me ujë, në disa vendbanime shpesh ndodh që mos ketë ujë të mjaftueshëm ose nuk është i pastër për pije. Nga Ndërmarrja Publike Ujësjellësi thonë se kjo ndodh kur ka shira të mëdha dhe uji është i turbulluar. Ndërsa thonë se ka edhe shumë keqpërdorim të ujit nga qytetarë të pandërgjegjshëm.
ILMIJE ZHAKU
