Maqedoni
Tetovë, promovohet linja turistike Tetovë - Kodra e Diellit
27.01.2024 17:48
Për herë të parë do të ketë linjë të rregullt të transportit publik nga Tetova...

Për herë të parë do të ketë linjë të rregullt të transportit publik nga Tetova për në Koder të Diellit, ka deklaruar kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami. Kasami tha se qytetarët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit do të kenë mundësi të shfrytëzojnë linjën e sapolwshuar të autobusëve që nis nga Tetova për në qendrën turisitke. Ky transport do të jetë të shtunave dhe të diellave.
“Sot jemi ketu në Kodër të Diellit për të promovuar linjën turistike të autobusve të transprotit publik. Do të funksionojnw nga sot katër herë në ditë, mëngjes, para dite mesë dite dhe në mbrëmje, me këtë ne mundohemi të ndihmojmw dhe të përkrahum zhvillimin e Kodrës së Diellit kjo perlë turistike e Maqedonisë së veriut”, u shpreh kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Autobusët nga Tetova për në Kodrën e Diellit do të nisen në ora 08:30, 11:00, 14:00 dhe 17:00 me pikënisje – afër ish-stacionit të nisjes së teleferikut nga qyteti për në qendrën e skijimit. Ndërsa nga Kodra e diellit për në Tetovë, oraret e parapara janë 09:30, 12:30, 15:30 dhe 18:30.
Kjo linjë padyshim që do të ndikojë jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në lehtësimin e qarkullimit në këtë rrugë dhe shumë turist tani nuk do ecin me kilometra që deri më sot kanë ecur shkaku i mos pasjes së një transproti të organizuar.
VISAR SADIKI
