Botë
Lozanë-Zvicër, bisedimet bërthamore, përpjekjet e fundit deri në mesnatë
31.03.2015 16:44
Negociatorët nga Irani dhe 6 fuqitë botërore gjenden në ditën e fundit të bisedimeve...

Negociatorët nga Irani dhe 6 fuqitë botërore gjenden në ditën e fundit të bisedimeve, pasi ballafaqohen me afatin e përcaktuar deri në mesnatë për arritjen e marrëveshjes lidhur me mospajtimet tanimë 12 vjeçare për shkak të aktiviteteve atomike të Iranit, për të cilat shtetet perëndimore kanë shqetësime se synojnë zhvillimin e kapaciteteve për armatim bërthamor.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se parashikimet për sukses “nuk janë të këqija”.
Raportohet se njëra nga pengesat për arritjen e marrëveshjes eventuale është refuzimi i Iranit që ta ulë programin e pasurimit të uraniumit, si dhe koha e tërheqjes së sanksioneve, të cilat aktualisht po e dëmtojnë ekonominë e Iranit.
LEUNORA KALIQI
