Maqedoni
Nxënësit me aftësi të kufizuara, shuhen pesë shkollat e posaçme
27.01.2024 18:32
Nxënësit me aftësi të kufizuara që nga fillimi i vititi shkolor 2023/24 mësimin...

Nxënësit me aftësi të kufizuara që nga fillimi i vititi shkolor 2023/24 mësimin e ndjekin nëpër shkollat e rregullta fillore. Pesë shkollat fillore që ekzistojnë në Maqedoni, të cilat i kanë arsimuar deri më tani, nuk regjistrojnë më nxënës me nevoja të veçanta. Kjo është një risi në sistemin e përfshirjes së tyre në sistemin arsimor.
“Ligji i ri, pra arsimi, i cili u miratua në vitin 2020, që duhet të theksoj se është tërësisht gjithëpërfshirës, do të thotë se është bërë një ndryshim në raport me arsimin në vendin tonë, pra, shkollat speciale tani janë bërë shkolla fillore me qendër burimore, që do të thotë se përveç aktivitetit të saj për edukimin e nxënësve të tyre, ato ofrojnë edhe një burim mbështetje për shkollat e tjera fillore në procesin e zbatimit të gjithëpërfshirjes”, u shpreh drejtoresha e SH.F Matsa Ovçarova, Mirjana Petrushevska.
Nxënësit me aftësi të kufizuara për të ndjekur mësimin marrin mbështetje përmes asistentëve arsimorë, të cilët angazhohen përmes pesë shkollave fillore për nxënës me nevoja të veçanta. Tani ata janë një qendër burimesh.
“Fillimisht kemi filluar me 85, pastaj 90 etj. Çdo vit numri i nevojave për punësimin e asistentëve arsimor u rrit, kështu që këtë vit këta njëqind asistentë arsimor ofrojnë mbështetje për 123 nxënës të përfshirë në shkollat fillore, pasi ligji dhe rregullorja për punësimin e asistentëve arsimor thotë se një asistent arsimor mund të mbështesë maksimalisht tre nxënësve me aftësi të kufizuara”, theksoi Petrushevska.
Këto shkolla do të vazhdojnë të jenë qendra burimore dhe gjithashtu të ofrojnë mbështetje për sigurimin e asistentëve edukativë, mbështetje për terapi psikomotorike, logopedi për fëmijët me aftësi të kufizuara.
SEDAT SELIMI
