EVN, fatura proporcionale me konsumin
Pas akuzave të Alternativës, EVN jep përgjigje të përgjithshme të aspektit më të gjërë...

Pas akuzave të Alternativës, EVN jep përgjigje të përgjithshme të aspektit më të gjërë. Sipas kompanisw, konsumatorët pranojnë fatura proporcionale me konsumin e tyre. Konsumi i energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve gjatë kësaj periudhe të vitit rritet për shkak se temperaturat janë të ulëta.”- thonë nga EVN.
“Kjo automatikisht gjithashtu nënkupton se konsumatorët pranojnë fatura proporcionale me konsumin e tyre. Konsumi mesatar i një amvisërie e cila për ngrohje përdor pajisje efikase të energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit është nga 500 deri 1000 kvh. Në këta raste, faturat e energjisë elektrike janë nga 4000-7000 denarë. Si çdoherë, qëndrojmë në dispozicion për konsumatorët tanë, detajisht t’i shqyrtojmë dhe analizojmë ankesat e tyre, ndërsa për publikun jemi në çdo kohë në dispozicion që në tërësi t’i publikojmë dhe shpjegojmë arsyet e konsumit të lartë të cilitdo konsumatori i cili do ta kërkon këtë.” – thuhet në reagimin e EVN Maqedoni.
