Futboll

Mancini mund të kthehet te City

31.03.2015 16:47

Roberto Mancini mund të kthehet te skuadra e Manchester Cityt në fund të këtij edicioni...

Mancini në postin e trajnerit te City do ta zëvendësojë Manuel Pellegrinin, i cili pritet të largohet nga stadiumi "Etihad" për shkak të rezultateve jo të mira.
 
Mancini ka qenë trajner i Cityt për katër edicione dhe në vitin 2013 pati fituar titullin e kampionit në Premier League dhe trofeun e FA Cup.
 
"Mancini shihet si njeriu i duhur për ta zëvendësuar Pellegrinin. Gjasat janë të mëdha që edicionin e ri, City të udhëhiqet nga trajneri italian", ka shkruan e përditshmja angleze "Daily Mirror", transmeton Koha.net.
 
Mancini 50-vjeçar aktualisht është trajner i Interit.
 
Ai te skuadra italiane është emëruar në nëntor të vitit të shkuar dhe ka kontratë deri në qershorin e vitit 2018.