Botë

Tajlanda dhe Kina heqin vizat për shtetasit e tyre

28.01.2024 14:23

Tajlanda dhe Kina kanë rënë dakord të heqin vizat për shtetasit...

Tajlanda dhe Kina kanë rënë dakord të heqin vizat për shtetasit e tyre për të lehtësuar udhëtimin dhe turizmin midis dy vendeve, tha sot ministri i Jashtëm i Tajlandës, Parnpri Bahida-nukara.

Heqja e ndërsjellë e vizave do të hyjë në fuqi më 1 mars.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi në Tajlandë./abcnews.