Maqedoni
Zyrtarë nga Shqipëria dhe Kosova, urojnë Xhaferin për postin e kryemisnitrit
28.01.2024 15:36
Pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryeministër I parë I vendit në Qeverinë teknike...

Pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryeministër I parë I vendit në Qeverinë teknike, në adres të tij kanë arritur edhe urimet e para. Presidenti I Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar Xhaferin për postin dhe I ka uruar suksese në këtë kohë siq tha delicate për vendin.
“Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi!. Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik!. Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV. Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE”, u shpreh presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Urime në drejtim të Xhaferit ka arritur edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ku mes tjerash thuhet.
“Urime, Kryeministër Talat Xhaferi! Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të M.V. suksese”, shkroi Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani.
Urime në drejtim të Xhaferit ka arritur edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjuvca I cili në telegram urimit mes tjerash thot.
“Talat Xhaferit ia uroj pozitën e re të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, këtë arritje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Deri dje ai udhëhoqi shkëlqyeshëm Kuvendin e këtij vendi mik. Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo. Urojmë që kjo përgjegjësi e re t'iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim”, u shpreh kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjuvca.
Edhe Kryetarët e partive në Kosovë dhe Shqipëri kanë uruar Talat Xhaferin për zgejdhjen në postin e Kryemisnitrit të MAqedonisë së veriut.
FITIM KRYEZIU
