Maqedoni
Kuvend: Votohet qeveria teknike në krye me Xhaferin, urime por edhe kritika për kryeministrin Xhaferi
28.01.2024 19:13
Talat Xhaferi zgjedhet kryeministër teknik...

Me 63 vota për, 3 kundër, asnjë të përmbajtur kuvendi zgjodhi qeverinë kalimtare. VMRO – DPMNE e cila fitoi dy poste ministrore, ishte e parnishme në sallë por që nuk votoi. Xhaferi tha se do të angazhohet për zgjedhje fer e demokratike dhe vazhdimin e synimeve strategjike të shtetit.
“Edhe pse mund të quhet qeveri kalimtare e cila prioritetin e pare do ta ketë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare në mënyrë të drejtë dhe demokratike dua të potencoj këtë. Për mua si mandatar I kësaj qeverie nuk ka dallim nëse është fjala për një apo 100 ditë qeveri kalimtare. Unë kam besim nder dhe mbi të gjitha përgjegjësi jashtzakonisht të rëndësishme e kuptoj dhe do ti qasem ashtu siç kam vepruar në çdo etapë dhe në çdo sfidë që është shfaqur para meje në jetën profesionale dhe personale. Dëshiroj t’iu siguroj se në asnjë cast nuk do të lejoj të devijojmë nga ajo që do të thotë institucion funksional dhe I besueshëm për qytetarët dhe institucionin me kompetenca të qarta të përkufizuara me kushtetutë në raport me shtyllat tjera të pushtetit në RMV. Duke e marrë parasysh se kjo qeveri është propozim pas negociatave të partive politike dhe është vazhdim I qeverisë paraprake që punonte me programin e pranuar së qeverisë 2022-24 dhe qeveria që do të udhëheqë obligohemi me zabtimin e plotë, efikas dhe të suksesshëm edhe të politikave të pranuara. Qeveria e RMV ka mandate për realizimin e prioriteteve të theksuara në bazë të përcaktimeve strategjike të përkufizuara në mënyrë të qartë dhe konsensuale të qytetarëve për integrimin dhe të përshpejtuar dhe anëtarësimin e plotëfuqishëm të shtetit në BE deri në vitin 2030-të”, u shpreh kryeministri Talat Xhaferi.
Kundërshtimi nga VMRO ndaj Xhaferit u vërejt edhe në fotografinë familjare, ku munguan dy ministrat Pançe Toshkovski, ministër i brendshëm dhe Gjoko Vellkovski, ministër për puën dhe politikë sociale. Xhaferi me kundërpërgjigje për këtë situatë.
“Me krenari, me ndërgjegje të pastër dhe me përgjegjësi të plotë kam pranuar, kam përgatitur dhe kam fituar këtë besim të qytetarëve përmes përfaqësuesve të tyre në kuvend. Kështuqë mbetem koshientë përgjegjësisë, transparencës, llogaridhënies para qytetarëve dhe para atyre që në emër të qytetarëve kanë vulosur ardhmërinë e këtij vendi dhe fatin e qytetarëve të këtij vendi. Gjatë fotos familjare mund të vëreni që nuk janë knadidatët e propozuar nga opozita VMRO – DPMNE, por gjithsesi që pas grilave ajo fotografi do të jetë ndryshe, për faktin që edhe ato I obligon ligji dhe kushtetuta. Kështuqë qytetarë të nderuar mos u brengosni shum për fotografitë që I shihni. Koncentrohuni në punët dhe obligimet që dalin nga mandati I juaj dhe unë mbetem përgjegjës para jush që puna e tyre do të jetë ndryshe prej asaj që është fotografia para jush”, theksoi Xhaferi.
Një lum akuzash nga opozita. VMRO – DPMNE dyshon në transparencën e zgjedhjeve me Talat Xhaferin në krye të ekzekutivit. Dyshime edhe nga E Majta, pasi thonë se Xhaferi nuk ka përfillur propozim ligjet e tyre, duke përfunduar në kosh të plehrave. Ndërkaq Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike akuzoi Ahmetin për kthimin e vendit drejt konfliktit.
“Një dezerter dha dorëheqje, një tjetër do të ulet në kariken e kryeministrit. As ai që u ngrit e as ai që do të ulët në karikën e kryeministrit nuk kanë ndjenja të sinqerta ndaj Maqedonisë, prandaj njëjtë si Kovaçevski kryeministri më i keq që ka pasur ndonjëherë vendi, mos prisni e as nga Talat Xhaferi që të jetë më i mirë dhe të punojë për një shtet të mirë dhe të avancuar të Republikës së Maqedonisë. Të ndëruar simpatizues të LSDM-së, partia BDI nuk ka aq deputetë e as numër të mjaftueshëm votash që të zgjedh kryeminisër, por sot Kovaçevski dhe Mariçiq shitën lirë shtëpinë e LSDM-së dhe për karikat e tyre bënën degë ndihmëse e BDI-së. LSDM, Partia Liberale Demokratike dhe Partia e re Socialdemokratike, shërbetorët besnik të BDI-së, për shkak të motiveve të tyre koruptive sot e bënën popullin maqedonasë qiraxhinj në vendin e tyre”, u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoshevski.
“Qasja inferiorie e LSDM-së gjatë këtyre 7 viteve të qeverisjes më së miri e demonstron zgjidhjen e deritanishme të Kryetarit të Parlamentit. Gjatë këtyre 7 viteve LSDM gjithmon ka performuar nga një pozicion i dobësisë dhe inferioritet edhe pse çdo herë ka pasur shumicë dhe nën mbrojtjen e tyre edhe sot BDI rrëzon institucionet. Kjo qasje inferiore po shihet ku VMRO-DPMNE do të fitojë dy ministra teknik edhe atë me shërbim të drejtëpërdrejt të BDI-së dhe të Talat Xhaferit”, theksoi deputeti i së Majtës, Borisllav Kërmov.
“Kjo që po ndodh në Republikën e Maqedonisë që përkatësia etnike të jetë kryçe për cili do pozicion apo post në vend, këto apsolutikisht nuk janë vlera evropiane e së paku nuk do të na çdojnë në BE. Nëse edhe mëtutje e shfrytëzojmë nacionalizmin, triunfalizmin atëherë me të vërtetë zotëri Ahmeti nuk jeni duke drejtuar vendin kah Bashkimin Evropian, por na ktheni mbrapa, në konfliktin e vitit 2001”, u shpreh kryetari I LD-së, Pavlle Trajanov.
Por sipas kreut të BDI-së Ali Ahmeti, përpjekjet aktuale të pushtetit janë për ta shpier vendin para drejt BE-së dhe ftoi gjitha forcat politike që ti bashkangjiten tendencave të tilla. Në mbështetje të qeverisë teknike në krye me Xhaferin edhe partitë tjera në pushtet përfshi edhe deputetin Skender Rexhepi i shkëputur nga Alternativa.
“Për fat të keq deri në 2001 kemi qenë dy anë të kundërta. A atëherë ishte më mirë, kur ishim dy anë të kundërta, kur ju më ndiqnit mua me shtetin, apo sot që jemi bashkë 22 vite në këtë kuvend dhe ku marrim vendime për ligje, për reforma dhe si të antarësojmë më shpejt vendin në BE. Është një e vërtetë që marrëveshja e Ohrit, i dha të drejtë Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Ne duhet të jemi të kujdeshëm se çfarë politikash do të drejtojmë. A do të mbetemi në instalimin e atyre ideve që gjithëmon kokën ta mbajmë te Moska dhe stomakun te Evropa? - Jo. Këto dy gjëra bashk nuk shkojnë. Truri dhe stomaku duhet të bëhen bashk sepse i kemi takuar dhe i takojmë Evropës perendimore. Prandaj një zëri këtu, pa dallim përkatësinë dhe ngjyren që i takojmë. Jo Rusisë, Po Europës. Nëqoftëse jemi patriotë ne duhet të ndalemi dhe vendin tonë sa më parë ta antarësojmë në Europë, nëse duam të rinjtë, njerëzit të ndalen në vendin ku ka lind e ku kanë jetuar”, theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Në interes të qytetarëve dhe të vendit është që procesi zgjedhor të kalojë në frymën dhe kushte demokratike ashtu siç i ngjan një vendi anëtarë të NATO-së e cila është në proces të negociatave për hyrje në BE. Duke e vendosur interesin e shtetit në rradh të parë, deputetët e LSDM-së, si një parti progresive dhe proevropiane së bashku me deputetët e shumicës do ta mbështes qeverinë teknike në Kuvendin e RMV-së. Nuk do të lejojmë VMRO-DPMNE të hedh njollë mbi procesin zgjedhor dhe fitorës së dyfishtë të frontit proevropian, në zgjedhjet Presidenciale dhe parlamentare. Së bashku me shumicën e deputetëve nuk do të lejojmë që të realizohen skenarët destruktive të opozitës”, u shpreh deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
“Më shum do të preferoja një kryeministër politik shqiptar se sa një të tillë teknik. E kur jemi këtu fatkeqësisht nga deklarimet publike të disa partive politike mund të konstatojmë se një pjesë e madhe u mungojnë këto vyrtyte. Një pjesë nuk do të votojnë këtë qeveri. Sado i kamufluar dhe sado teknik arsyetimi, sipas të nënkuptueshmes mos votimi do të jetë për arsye të përkatësisë etnike të kandidatit për kryeministër. Kjo aspak shenjë e mirë, veçanarisht kur vjen nga ata që pretendojnë të udhëheqin një shtet multietnik. Fatkeqësisht, politika ditore dominon mbi politikën shtetërore. Në shtetet multietnike uzurpimi i të drejtës ekskluzive për ta udhëhequr atë, për ta definuar ardhmërinë e vendit, nuk i takon vetëm një grupimi politik ose etnik”, theksoi deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.
“Në RMV po thehet një tabu për vendet e rezervuara për faktin që shqiptar do të qendrojë në krye të Qeverisë së RMV-së. Kjo nuk është përparësi apo sukses ekskluziv i një partie politike, ky është sukses e të gjithë deputetëve që do ta votojnë një Kryeministër i tillë, ky është sukses për faktin që do të kisha dashur edhe deputetë eopozitës maqedonase ta përkrahin sepse do të dëshmojmë se RMV është shtet multietnik, RMV është shtet ku të gjithë kanë të drejtat e barabarëta të garojnë për çdo funksion në këtë shtet dhe RMV mund të rrugëtojë drejtë BE-së vetëm në momentin kur i shohim të barabartë të gjithë përkatësitë etnike që jetojnë në këtë shtet. BLIC andaj pa asnjë dyshim, me plotë meritë, krenari dhe kënaqësi njerëzore urojë që Talat Xhaferi ta luajë dhe realizojë rolin e tij si Kryeministër i RMV-së, fakti që është shqiptar at nuk e bënë më pak profesionist, fakti që është shqiptar nuk e bënë më pak të aftë, por besojë thellë që me një simbolik të tille do të arrihet që shteti të vijë shpije drejtë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke dëshmuar që kemi kapacitet edhe intelaktual, moral politik dhe njerëzor që të gjithë qytetarët e këtij vendi të ndjejn të përbashkët dhe të vetin”, u shpreh deputet i ‘Levizja Populli’ Skender Rexhepi
Kuvendi në një seancë të posaçme zgjodhi edhe zëvend ministrat teknik duke kompletuar përbërjen e kabinetit Xhaferi, i cili do të realizojë zgjedhjet e 8 majit dhe funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re politike.
MERAL ISMAILI
