Maqedoni

Kuvendi zgjodhi qeverinë Xhaferi, një shqiptar në krye të ekzekutivit

28.01.2024 19:40

Talat Xhaferi zgjedhet kryeministër teknik...

Me 65 vota për, 3 kundër, asnjë të përmbajtur kuvendi zgjodhi qeverinë kalimtare. VMRO – DPMNE e cila fitoi dy poste ministrore, ishte e pranishme në sallë por që nuk votoi.
 
Xhaferi: Qeveri funksionale dhe të besueshme
 
Xhaferi me dhënien e betimit tha se do të angazhohet për zgjedhje fer e demokratike në bashkëpunim me kuvendin, KSHZ-në, OSBE-në, BE-në dhe SHBA-të.
 
“Edhe pse mund të quhet qeveri kalimtare e cila prioritetin e pare do ta ketë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare në mënyrë të drejtë dhe demokratike dua të potencoj këtë. Për mua si mandatar I kësaj qeverie nuk ka dallim nëse është fjala për një apo 100 ditë qeveri kalimtare. Unë kam besim nder dhe mbi të gjitha përgjegjësi jashtzakonisht të rëndësishme e kuptoj dhe do ti qasem ashtu siç kam vepruar në çdo etapë dhe në çdo sfidë që është shfaqur para meje në jetën profesionale dhe personale. Dëshiroj t’iu siguroj se në asnjë cast nuk do të lejoj të devijojmë nga ajo që do të thotë institucion funksional dhe I besueshëm për qytetarët dhe institucionin me kompetenca të qarta të përkufizuara  me kushtetutë në raport me shtyllat tjera të pushtetit në RMV”, u shpreh kryeministri Talat Xhaferi.
 
Xhaferi: Mandat për realizimin e prioriteteve
 
Përpos përgatitjes dhe zbatimit të suksesshëm të zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare, Xhaferi tha se puna e qeverisë do të bazohet në parimet e respektimit të plotë të kushtetutës dhe ligjeve, vazhdimin e zbatimit të politikave të suskeshsme të qeverisë në vitin 2024-ër, mbajtjen e shkallës së lartë të dialogut, transparencës, llogaridhënies dhe komunikimin me të gjitha institucionet dhe qytetarët. Kryeministri Xhaferi tha se do të vazhdojë synimet strategjike të shtetit.
 
“Duke e marrë parasysh se kjo qeveri është propozim pas negociatave të partive politike dhe është vazhdim I qeverisë paraprake që punonte me programin e pranuar së qeverisë 2022-24 dhe qeveria që do të udhëheqë obligohemi me zabtimin e plotë, efikas dhe të suksesshëm edhe të politikave të pranuara. Qeveria e RMV ka mandate për realizimin e prioriteteve të theksuara në bazë të përcaktimeve strategjike të përkufizuara në mënyrë të qartë dhe konsensuale të qytetarëve për integrimin dhe të përshpejtuar dhe anëtarësimin e plotëfuqishëm të shtetit në BE deri në vitin 2030-të. për funksionimin e suksesshëm dhe kontributi për sigurinë e përbashkët shtetërore, rajonale dhe evropiane e kolektive në kuadër të Aleancës së NATO-s, për zbatimin efikas të politikave të suksesshme, avancimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe përshpejtimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik përmes indikatorëve të qartë në vitin 2024-ër si dhe vazhdimin e plotë të politikave, instrumenteve dhe vendimeve të suksesshme për të mbështetur nevojën dhe prioritetet sociale shëndetësore, arsimore, kulturore dhe civile të të gjith qytetarëve”, theksoi Xhaferi.
 
Xhaferi: Edhe ministrat e VMRO-së do zbatojnë ligjin
 
Kundërshtimi nga VMRO ndaj Xhaferit u vërejt edhe në fotografinë familjare, ku munguan dy ministrat Pançe Toshkovski, ministër i brendshëm dhe Gjoko Vellkovski, ministër për punë dhe politikë sociale. Xhaferi me kundërpërgjigje për këtë situatë. Tha se veprimi I ministrave të VMRO-së në kabinetin e tij do të jetë ndryshe nga fotografia.
 
“Me krenari, me ndërgjegje të pastër dhe me përgjegjësi të plotë kam pranuar, kam përgatitur dhe kam fituar këtë besim të qytetarëve përmes përfaqësuesve të tyre në kuvend. Kështuqë mbetem koshientë përgjegjësisë, transparencës, llogaridhënies para qytetarëve dhe para atyre që në emër të qytetarëve kanë vulosur ardhmërinë e këtij vendi dhe fatin e qytetarëve të këtij vendi. Gjatë fotos familjare mund të vëreni që nuk janë kandidatët e propozuar nga opozita VMRO – DPMNE, por gjithsesi që pas grilave ajo fotografi do të jetë ndryshe, për faktin që edhe ato I obligon ligji dhe kushtetuta. Kështuqë qytetarë të nderuar mos u brengosni shum për fotografitë që I shihni. Koncentrohuni në punët dhe obligimet që dalin nga mandati I juaj dhe unë mbetem përgjegjës para jush që puna e tyre do të jetë ndryshe prej asaj që është fotografia para jush”, u shpreh kyreministri Xhaferi.
 
Kuvendi në një seancë të posaçme zgjodhi edhe zëvend ministrat teknik duke kompletuar përbërjen e kabinetit Xhaferi. Me 66 vota “për” deputetët, në kuadër të Seancës Plenare të 142-të i votuan kandidatët për zëvendësministra të propozuar nga Xhaferi.
 
Përveç zëvendësministrave në 16 resorë të Qeverisë, Xhaferi propozoi edhe zëvendësministra plotësues në pesë ministri. Fjala është për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të parashikuara me Ligjin për Qeverinë, në pjesën që i referohet përbërjes së Qeverisë kalimtare e cila zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare.
 
MERAL ISMAILI