Maqedoni
Zgjedhja e kryeministrit shqiptar, LEN: Kryeministri teknik, mashtrimi i fundit i BDI-së
28.01.2024 20:14
Lidhja Evropiane për Ndryshim përmes një kumtese ka arsyetuar vendimin e saj...

Lidhja Evropiane për Ndryshim përmes një kumtese ka arsyetuar vendimin e saj për të mos marrë pjesë në seancën për votimin e qeverisë teknike, përkatësisht zgjdhjen e kryeministrit shqiptar.
“Sot, e kaluara e dhimbshme po na përsëritet – si reprizë për të moshuarit dhe risi për të rinjtë – në formën e lulëzimit të instalimit të figurinave, formave shqiptare për të kamufluar, heshtur dhe frikësuar substancën kombëtare. Dukuria e instalimit të pro-forma liderëve shqiptarë për një përdorim tani kaplon edhe Maqedoninë e Veriut, në formën e instalimit të Talat Xhaferit si Kryeministër i BDI-së por për ta reklamuar si Kryeministër i parë shqiptar.”- thuhet në kumtesën e LEN-it. Sipas opozitës shqiptare, zgjedhja e Xhaferit nuk është triumph për shqiptarët.
“Ashtu siç nuk kishte asgjë historike në instalimin e Vullnet Starovës dhe Sinan Hasanit në vitin 1986, ashtu nuk do ketë asgjë historike në ceremoninë e instalimit të figurinës teknike shqiptare të Talat Xhaferit.” – thuhet në Kumtesë.
