Maqedoni

116 shoferë të sanksionuar në Shkup

29.01.2024 09:14

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje me kontrollet në fushën e qarkullimit rrugor...

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje me kontrollet në fushën e qarkullimit rrugor.
 
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 116 masa, nga të cilat 17 sanksione për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 17 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 13 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër masa për kalim në dritë të kuqe të semaforit, tetë masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.
 
Nga MPB njoftojnë se lontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion.