Sportet E Tjera

Tatli sfidon titullin evropian

31.03.2015 16:52

Prizrenasi, Edis Tatli sfidon titullin më të çmuar evropian, atë të EBU-së kundër kampionit aktual, italianit Emiliano Marsili...

Pasi nuk arriti të fitoj titullin e kampionit të botës ndaj kubanezit Richard Abril, ai nuk do të vajtojë shumë këtë humbje duke kërkuar sfida të tjera.
 
Dhe tani, me 25 prill në Hartwall Arena në Helsinki do të sfidon titullin më të çmuar të kontinentit të vjetër, të versionit EBU.
 
Tatli përballë do të ketë italianin Emiliano Marsili, i cili është pamposhtur në 32 meçe profesioniste deri më tani. Ndërsa Tatli ka bilanc prej 24 fitore (8 KO) dhe vetëm një humbje, raporton Kosova Boxing.
 
Marsili ka rekord prej 31 fitore (14 KO) dhe vetëm një barazim për gjatë karrierës së tij 12-vjeçare në boksin profesionist. Marsili titullin e kampionit evropian e fitoi me 2013 ndaj spanjollit Luca Giacon duke e mposhtur me nakaut teknik në raund të dytë.
 
Pas këtij triumfi madhështor Marsili mbrojti titullin EBU plotë pesë herë ndaj kundërshtarëve të denjë si David Kis, Pasquale Di Silvio, Benoit Manno dhe Gyorgy Mizsei Jr, dy herë.