Botë
Sulmi në kishën katolike në Stamboll, shteti islamik merr përgjegjësinë
29.01.2024 10:30
Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një person nga sulmi ne kishën katolike në Stamboll...

Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një person nga sulmi ne kishën katolike në Stamboll, autoritetet turke kanë arrestuar dy persona të armatosur të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Lajmin për arrestimin e dy të dyshuarve e ka ndarë ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaja.
Ai shtoi se një turk u vra nga sulmi në kishën katolike italiane të Santa Marias, i cili ishte objektivi i njerëzve të armatosur. Jerlikaja në platformën ‘X’ nuk deklaroi motivin e sulmit dhe nuk zbuloi se kush e kreu sulmin. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një postim në Telegram, duke thënë se sulmi ishte në përgjigje të thirrjes së udhëheqësve të IS-it për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët.
