Maqedoni

Pranim dorëzimi i detyrës së kryeministrit, qeverinë kalimtare do ta menaxhojë Xhaferi

29.01.2024 10:15

Ish-kryeministri Kovaçevski sot në qeveri ia dorëzon postin kryetarit të qeverisë kalimtare Xhaferi...

Ish-kryeministri Kovaçevski sot në qeveri ia dorëzon postin kryetarit të qeverisë kalimtare Xhaferi, i cili në 100 ditët e ardhshme do të menaxhojë kabinetin qeveritar, i cili duhet të organizojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike. 
 
Zgjedhjet e 11-ta parlamentare në vend do të mbahen më 8 maj dhe zgjedhjet e shtata presidenciale më 24 prill. Deri në formimin e qeverisë së re në fund të qershorit, vendi do të drejtohet nga një qeveri teknike e kryesuar nga kryeministri Talat Xhaferi.