Maqedoni
Pranim dorëzimi i detyrës së kryeministrit, qeverinë kalimtare do ta menaxhojë Xhaferi
29.01.2024 11:30
Ish-kryeministri Kovaçevski sot në Qeveri ia dorëzoi postin kryetarit të qeverisë kalimtare, Talat Xhaferi...

Ish-kryeministri Kovaçevski sot në Qeveri ia dorëzoi postin kryetarit të qeverisë kalimtare, Talat Xhaferi, i cili në 100 ditët e ardhshme do të menaxhojë kabinetin qeveritar, i cili duhet të organizojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Kovaçevski tha se koalicioni evropian edhe në qeverinë e re do të jetë shtyllë për integrimin e vendit në BE. Ai i dëshiroi suksese kryeministrit të ri dhe kabinetit të tij në detyra e reja.
“Sot kemi kryer dorëzimin e pozitës së kryetarit të Qeverisë së RMV-së në përputhje me obligimet ligjore për organizimin e një qeverie teknike, detyra kryesore e së cilës është organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira, demokratike presidenciale dhe parlamentare. Të gjitha politikat e iniciuara duhet të zbatohen plotësisht dhe vazhdimisht. Unë shoh përkushtim në punën, koncentrim të të gjithëve në qeveri dhe në këtë drejtim besoj se puna do të jetë në nivelin më të lartë. I bëj thirrje qeverisë dhe të gjithëve në të, pavarësisht përkatësive partiake, të punojnë në interes të qytetarëve, ekonomisë, sigurisë dhe stabilitetit. Qeveria arriti të krijojë një sistem që funksionon në kohë krize, politikat janë të përcaktuara, masat janë të qarta, pres që të gjithë të tregojnë një vullnet të qartë politik për të mbështetur dhe ruajtur stabilitetin ekonomik dhe politik dhe për të kryer një mënyrë paqësore, të drejtë dhe demokratike zgjedhjet siç i ka hije një shteti anëtar të NATO-s dhe një shteti që ka filluar negociatat me BE-në.” tha ishkryeministri Dimitar Kovaçevski.
Xhaferi pasi pranoi detyrën e kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut tha se Kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilës ai do ta mbështes çdo veprim dhe vendim në qeveri, ndërsa pohoi se detyra primare e kësaj qeverie është parapërgatitja, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike.
