Stamboll, merret peng një prokuror turk

31.03.2015 16:53

Një prokuror turk, Mehmet Selim Kiraz, që po merret me hetimin e vdekjes së protestuesit antiqeveritar, Berkin Elvan, është marrë peng nga një grup i armatosur brenda një gjykate në Stamboll...

Brenda objektit të gjykatës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, raporton Agjencia e Lajmeve “Dogan”.

Disa raporte mediale e kanë lidhur kidnapimin me një grup radikal të majtë. Raportohet se në gjykatë kanë hyrë edhe forcat e armatosura turke. (Leunora Kaliqi, TVM2)