Duro: Do ta përballojmë fazën e dytë të kampionatit

29.01.2024 14:17

Struga Trim Lum, vijon përgatitjet për edicionin e ri....

Struga Trim Lum, vijon përgatitjet për edicionin e ri. Skuadra liqenase ndodhet në Antali të Turqisë, ku po bëhet gati për sezonin pranveror futbollistik që nis me 12 shkurt. Në drejtimin e trainerit Duro dhe stafit teknik grupi i lojtarëve ka hyrë në javën e përfundimtare të fazës përgatitore. Trajneri Duro për servisin publik TVM2, thotë se është i kënaqur me punën që po bëjnë të përzgjedhurit e tij.
 
“Sigurisht qe jam në përgjithësi I kënaqur me punën sigurisht ja këtu janë kushtet jashtëzakonisht të mira jo vetëm të akomodimit por edhe të stërvitshmërisë. Skuadra po përgatitet mirë dhe si përfundim jam shum shumë I kënaqur. Sigurisht që ka shkuar positive duke pasur parasysh se nuk e kemi patur skuadrën e plotë, për arsye të ndryshme….. Skuadra është një kontigjent prej 16 – 17 futbollistësh që do ta përballojnë fazën e dytë të kampionatit.”, tha Shpëtim Duro, Trajner i Struga TL.
 
“Normalisht ne jemi të kënaqur me fazën përgatitore që po e zhvillojmë këtu në Antalia. Jemi duke I marrë ato ngarkesa te duhurra përmes stërvitjeve dhe ndeshjeve. Është mirë që nuk kemi lëndime dhe grupi i lojtarëve është i gatshëm për ta kapur formën dhe të jemi sa më të përgatitur për kampionatin.”, tha Bunjamin Shabani, Futbollist i Struga TL.
 
“Sa ju përkeq cështjeve të transfereve ne po thuajse kemi mbyllur atë çështje të transfereve, por nëse  do të ketë ndonjë lojtar që do ti përshtatet ekipit atë do ta ofrojmë një transfer dhe kështu do të mbyllim kët vit.”, tha Besar Isaku, Drejtor sporti i Struga TL.
 
Pjesën vjeshtore të LPFM-së. Struga TL e ka përfunduar në pozitën e parë në tabelë me 39 pikë, e ndjekur nga Shkupi me 38 dhe Shkëdija  e treta me 35 pikë.