Franca, kampione e Evropës në hendboll
29.01.2024 14:19
Franca është kampione e Evropës në hendboll....
Franca është kampione e Evropës në hendboll. Në finalen shumë dramatike, Franca e mposhti Danimarkën me rezultatin 33:31. Ndeshja e së dielës mbrëma në Koeln të Gjermanisë u vendos pas dy vazhdimeve nga pesë minuta. Finalen e përcollën rreth 20 mijë shikues. Ndeshja ishte shumë e fortë dhe thuajse e barabartë nga fillimi deri në fund. Fundi ishte dramatik, ndërsa koha e rregullt nuk dha fitues. Pas 60 minutave lojë, rezultati ishte 27:27.
Në vazhdime francezët ishin më të mirë për ta siguruar titullin e kampionit. I shënuan gjashtë gola, ndërsa i pranuan katër për fitoren 33:31. Franca tashmë i ka katër tituj të Evropës. Është edhe kampione olimpike në fuqi. Në Lojëra Olimpike francezët kanë tri medalje të arta. Në Botërorin e vitit të kaluar Franca ishte nënkampione, ndërsa i ka gjashtë tituj të botës. Më i miri i finales u shpall portieri i Danimarkës, Emil Nielsen. Ai i kishte plot 15 pritje. Legjenda Mikkel Hansen i kishte nëntë gola për Danimarkën. Te Franca më efikasi ishte Ludovic Fabregas me tetë gola.