Botë

Hovenier: Të shtyhet vendimi për ndalimin e dinarit

29.01.2024 15:33

Vendet e QUINT-it dhe ambasadori amerikan, Hovenier, kanë kërkuar që të shtyhet zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës...

Vendet e QUINT-it dhe ambasadori amerikan, Hovenier, kanë kërkuar që të shtyhet zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh se monedha e vetme në Kosovë për pagesa të jetë euro, përkatësisht ndalon dinarin serb. Sipas tij, ky vendim nuk duhet të ndikojë negativisht tek qytetarët. Këtë kërkesë ambasadori amerikan ia ka paraqitur në takimin edhe kreut të Bankës Qendrore të Kosovës.
 
“Pra, ajo që po i kërkojmë Bankës Qendrore dhe autoriteteve të bëjnë është të shtyjnë zbatimin e disa prej dispozitave, të japin pak kohë për t’u siguruar që ata kanë bërë përgatitjen për të siguruar që popullatat e prekura të mos ndikohen negativisht. Pra, ajo që po i kërkojmë Bankës Qendrore dhe autoriteteve të bëjnë është të shtyjnë zbatimin e disa prej dispozitave, të japin pak kohë për t’u siguruar që ata kanë bërë përgatitjen për të siguruar që popullatat e prekura të mos ndikohen negativisht.”, - deklaroi ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
 
Çështja e largimit të dinarit serb si mjet pagese në Kosovë, pritet të jetë temë edhe gjatë vizitës së të martës në Prishtinë nga i dërguari i Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë të ditur se vizita e ditës së hënë e Lajçakut në Beograd dhe ajo e ditës së martë në Prishtinë është pjesë e kontaktit dhe ndërveprimit të vazhdueshëm për t’i ndihmuar Kosovës dhe Serbisë të ecin përpara në dialog.
 
GYLTENE SINANI