Maqedoni

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut do të hapë qendër rajonale për agjendën e gjelbër

29.01.2024 16:10

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut do të formojë Këshill Iniciues për një qendër rajonale për agjendën e gjelbër....

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut do të formojë Këshill Iniciues për një qendër rajonale për agjendën e gjelbër. Përfaqësues të Odës Ekonomike thanë se kjo qendër është më se e nevojshme për t’u themeluar, pasi që vendet e Ballkanit përballen me sfida të mëdha sa i përket mbrojtjes së mjedisit, i cili është parakusht për integrimin e plotë të vendeve të rajonit në BE. Me këtë koncept do të minimizohen mbeturinat në vend, thotë sektori i biznesit.
 
“Pse ekonomi qarkulluese edhe tek ne, sepse agjenda e gjelbër e Ballkanit Perëndimor është diçka që na orienton tek ekonomia qarkulluese. Respektivisht agjenda e gjelbër është instrument për arritjen e marrëveshjes së gjelbër evropiane në rajonin tonë, e cila paraqet kthim në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe strategji gjithëpërfshirëse për rritjen e Unionit, ndërsa zbatimi i saj duhet të sjellë klimë neutrale të BE-së deri në vitin 2050.”, - deklaroi Daniela Mihajlovska Vasilevska nga Oda Ekonomike e RMV-së.
 
Ministrja e Ekologjisë, Kaja Shukova, tha se përmes zbatimit të këtij koncepti do të menaxhohen në mënyrë më efektive mbeturinat në vend. 
 
“Ky është një koncept serioz që nga njëra anë e maksimizon përdorimin e resurseve, ku në këtë mënyrë ulet sasia e mbeturinave. Kjo do të thotë nga një produkt duhet të shfrytëzoni çdo gjë maksimalisht, qoftë përmes riciklimit, që të ulet sasia e mbeturinave që deponohet në depozitë.”, - theksoi ministrja e Ekologjisë, Kaja Shukova.
 
Detyra e Këshillit Iniciues do të jetë  që të përpilojë një koncept, propozim program pune dhe të krijojë kushte ligjore për regjistrimin e një qendre rajonale për ekonominë qarkulluese dhe agjendën e gjelbër. 
 
REXHEP QAMILI