Maqedoni

Kuvend, Gir takon kryeparlamentarin, Mitreski

29.01.2024 16:55

Euroambasadori Dejvid Gir takoi kryeparlamentarin Jovan Mitreski në Kuvend....

Euroambasadori Dejvid Gir takoi kryeparlamentarin Jovan Mitreski në Kuvend. Takimi i parë i zhvilluar me ardhjen e Mitreskit në krye të detyrës, vjen pasi vendi është futur në fazën e trajtimit të zgjedhjeve, por duke lënë të papërmbyllur ndryshimet kushtetuese. Deputetët kanë mbyllur seancën e debatit, por që ende nuk kanë votuar në mungesë të dy të tretave të votave. Euroambasadori Gir, realizon takimin duke pasur parasysh edhe vërejtjet nga raporti i fundit të Komisionit Evropian që kishin të bëjnë edhe me keqpërdorimin e flamurit evropian në miratimin e ligjeve. 
 
Mitreski mbajti koordinimin e parë
 
Takimit me euroambasadorin Gir, i parapriu koordinimi i parë i kryetarit, Jovan Mitreski, pas zgjedhjes së tij në detyrën e kryeparlamentarit.
 
Në koordinim, përveç përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend, kanë marrë pjesë edhe nënkryetarët, Goran Misovski dhe Hysni Ismaili; sekretarja e përgjithshme, Cvetanka Ivanova dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane,  Bojan Mariçiq, në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë. Në mbledhje janë shqyrtuar materialet e pranuara në Kuvend në periudhën e kaluar, pas së cilës është caktuar seanca e parë e re, e cila do të fillojë më 7 shkurt. Ndërkohë me intensitet të plotë do të punojnë edhe komisionet parlamentare.
 
 
MERAL ISMAILI