Maqedoni
Punonjësit e FSSh-së kërcënojnë me grevë, puna ndërpritet nëse ulen pagat e tyre
29.01.2024 17:17
Nuk do të ketë receta, udhëzime pagesa nga Fondi, gjithçka do të ndërpritet nëse punonjësve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore...

Nuk do të ketë receta, udhëzime pagesa nga Fondi, gjithçka do të ndërpritet nëse punonjësve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore u ulen pagat për 21%. Ata kërcënuan se do të fillojnë me grevë. Numri një I fondit për sigurim shëndetësor, tha se nëse kjo ndodh, në sportele do të punojë vetëm një person, i cili do të marrë vetëm dokumentacion dhe asgjë më shumë, gjegjësisht do të pësojnë qytetarët.
“Nëse Bordi Drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore merr vendim për uljen e pagave të punonjësve për 21%, ata do të hyjnë në grevë. Në sportele do të punojë vetëm një person, i cili do të marrë vetëm dokumentacion dhe nuk do të ketë pagesa të kapitacionit për mjekët amë, për medikamente në barnatore, për paga në shëndetësinë publike, si dhe shërbime të tjera.”, - deklaroi kryetari i Organizatës Sindikale të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Branko Axhigogov.
Sindikata e Punëtorëve Administrativë, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve drejton gishtin nga Ministria e Financave, e cila e ka porositur Bordin Drejtues të Fondit që të marrë një vendim që do të ulë pagat e punonjësve për 21%. Ata thonë se ky gjest ishte jashtëzakonisht nënçmues për ta.
“Buxheti i Fondit për Sigurim Shëndetësor është i ndarë nga buxheti qendror, mjetet për paga nuk janë të parapara nga Buxheti Qendror, por nga buxheti i fondit dhe asnjëherë nuk ka pasur një problem të tillë dhe një ndërhyrje të tillë në punën e Fondit për sigurim shëndetësor nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Financave.”, - theksoi kryetari i Spogj-it, Tërpe Deanoski.
Vendimi prek 831 punonjës në Fondin e Shëndetësisë dhe nëse do të ketë ulje pagash, sipas Sindikatave, 25% do të marrin pagë në vlerë nën pagën minimale dhe 25% sa paga minimale. Buxheti i Fondit për Shëndetësi është mbi 46 miliardë denarë, prej të cilave 1,19% ndahen për paga.
FLUTURA LATIFI
