QMBN: Maqedonia financon pak për shoqërinë civile

31.03.2015 17:35

Maqedonia është vendi që financon më pak shoqërinë civile në rajon. Kjo është vlerësuar në raportin për zhvillim të shoqërisë qytetare të vitit 2014 të prezantuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar...

Sipas fondeve të donuara, BE është donator më i madh i shoqërisë civile, por sektori joqeveritar vlerëson se shteti duhet të jetë burimi kryesor për financim të shoqërisë civile.

“Ne kemi bërë kërkesa konkrete deri tek Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, kemi ofruar edhe ndihmë, mirëpo deri tash nuk kemi përgjigje. Në Maqedoni për momentin është me rëndësi të themelohet një këshill, kjo është në kuadër të strategjisë qeveritare për financim transparent. Maqedonia me të vërtetë nuk qëndron mirë në aspektin e financimit që i jep shteti shoqërive civile”- deklaroi drejtoresha e ekzekutivit të BCSDN-së, Tanja Hafner-Ademi.

Sektori joqeveritar kërkon që në të ardhmen financimi shtetëror për këtë sektor të rritet. (Ersan Pajaziti, TVM2)