Maqedoni
Parashikimi i motit
30.01.2024 09:01
Pasditen e sotme dhe përgjatë ditës së nesërme nuk priten reshje shiu...

Pasditen e sotme dhe përgjatë ditës së nesërme nuk priten reshje shiu, ndërsa të gjithë qarqet do të kenë një mot të kthjellët. Në mëngjes pritet mot i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryj dhe erë e dobët nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri në -2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 12°C.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9°C.
