Botë

Shkup, sanksionohen 124 shoferë

30.01.2024 09:16

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
 
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 sanksione, prej të cilave trembëdhjetë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, një gjobë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tre sanksione për kalim në semfor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.