Maqedoni
Qeveria kalimtare mban seancën e parë
30.01.2024 10:25
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi...

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka caktuar seancën e parë të përbërjes së sapozgjedhur të Qeverisë. Siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, për konkluzionet dhe vendimet e seancës, opinioni do të informohet pas përfundimit të seancës.
Qeveria kalimtare e udhëhequr nga Talat Xhaferi u zgjodh të dielën. Qëllimi i kësaj qeverie është organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Mandati i Qeverisë teknike është deri në zgjedhjen e Qeverisë së re politike, pas zgjedhjeve parlamentare që duhet të mbahen më 8 maj. Dy javë më parë, më 24 prill, në vend duhet të mbahen zgjedhjet presidenciale.
