Maqedoni
Bastisje në Klinikën e Onkologjisë, arrestohet ish-drejtori, Nino Vasev
30.01.2024 10:41
Pas një bastisjeje në Klinikën e Onkologjisë është arrestuar edhe ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë...

Pas një bastisjeje në Klinikën e Onkologjisë është arrestuar edhe ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, i cili ishte një nga mjekët që nuk u gjet mëngjesin e sotëm në këtë klinikë. Sipas informacioneve, ai është gjetur përreth klinikës dhe i është thënë se është privuar nga liria.
Me urdhër të prokurorit publik, mëngjesin e sotëm janë duke u bërë edhe kontrolle tek personat që dyshohet se janë të lidhur me skandalin në Klinikën e Onkologjisë. Kontrollet janë kryer në banesat e ish-drejtorëve dhe stafit të klinikës, si dhe në vetë klinikë. Institucionet kompetente njoftojnë se më shumë detaje do të jepen gjatë ditës.
