Botë

Lajçak arrin në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

30.01.2024 11:00

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak...

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot pritet të qëndrojë në Kosovë, një ditë pas vizitës që bëri në Serbi. Lajçaku do të zhvillojë një takim me presidenten, Vjosa Osmani. Lajçaku do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti. 

Takimi me Kurtin do të zhvillohet në orën 15:00. Lajçaku pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.Të hënën ai qëndroi në Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur kërkesën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri. 
 
Serbia është ankuar edhe për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, që “euroja të jetë e vetmja valutë. Në diskutimin tonë u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.”, ka shkruar Lajçaku një ditë më parë për takimin me Vuçiqin.