Botë

Takimi i Parisit/ Hamasi ‘i hapur për diskutime’ pas propozimit për marrëveshjen e pengjeve

30.01.2024 12:12

Kreu i Hamasit, Ismail Haniyeh ka konfirmuar se grupi ka marrë një propozim për një marrëveshje...

Kreu i Hamasit, Ismail Haniyeh ka konfirmuar se grupi ka marrë një propozim për një marrëveshje të mundshme pengjesh me Izraelin, të cilën do ta studiojë atë dhe se është i hapur për diskutime serioze mbi këtë çështje.  
 
Haniyeh tha se “lëvizja mori propozimin që u qarkullua në takimin e Parisit dhe është në proces të studimit të tij dhe dorëzimit të përgjigjes së saj mbi bazën se prioriteti është ndalimi i agresionit”.
 
Lideri i Hamasit është i idesë se çdo marrëveshje duhet të kërkonte një armëpushim të plotë dhe të përhershëm.
 
“Lëvizja është e hapur për të diskutuar çdo iniciativë apo ide serioze dhe praktike, me kusht që ato të çojnë në një ndërprerje gjithëpërfshirëse të agresionit… heqjen e rrethimit dhe arritjen e një shkëmbimi serioz të të burgosurve,” thuhet në deklaratë.
 
Është konfirmuar gjithashtu se udhëheqës të lartë të Hamasit janë ftuar në Egjipt për bisedime mbi marrëveshjen.
 
Cili është plani i Parisit?
 
Ditën e djeshme, negociatorët nga Izraeli, SHBA, Egjipti dhe Katari ranë dakord për një plan për lirimin e pengjeve të mbetura amerikanë dhe izraelitë në Gaza.
 
Marrëveshja, siç është rënë dakord në kryeqytetin francez të Parisit, do të shihte lirimin e pengjeve në faza, të shoqëruar me pauza në luftime dhe dërgimin e ndihmave në Gaza, sipas burimeve pranë marrëveshjes.
 
Të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli ka të ngjarë të lirohen në këmbim.