Maqedoni

RMV-ja në pozitën e 76-të në indeksin e korrupsionit

30.01.2024 14:36

Edhe pse vendi ka shënuar përparim në indeksin e perceptimit të korrupsionit për nëntë vende...

Edhe pse vendi ka shënuar përparim në indeksin e perceptimit të korrupsionit për nëntë vende, indeksi tregon se nuk ka përmirësime, pasi Maqedonia e Veriut ndodhet në grupin e vendeve me më pak se 50 pikë, që tregon për korrupsion serioz, thonë nga Transparency International. Kryetari i këtij institucioni, Blagoja Pandovski, thotë se në Maqedoni korrupsioni është ende në nivel shumë të lartë dhe se nuk ka përmirësime reale në punën e një pjese të madhe të institucioneve që duhet të jenë në krye të luftës kundër korrupsionit. 
 
“Gjyqësori dhe Prokuroria Publike, të cilat duhet të jenë subjektet udhëheqëse në luftën kundër korrupsionit, sërish sipas anketave të kryera dhe lidhur me besimin e qytetarëve në punën e tyre, kanë treguar përqindje shqetësuese të ulëta. Përqindja tashmë e ulët e besimit nga 4% ra në 1%, që është një tregues real se institucionet kryesore që duhet të zbatojnë ligjet dhe të përcaktojnë se çfarë është në përputhje me ligjin dhe çfarë jo, duhet të kenë një përmirësim të madh në punë.”, - deklaroi kryetari i Transparency International -Maqedoni, Blagoja Pandovski.
 
TI: Vendi ka probleme serioze me korrupsionin
 
Ndryshimet në Kodin Penal, sipas Transparency International, kanë ndikuar skajshmërisht në punën e gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit. Institucionet mbeten të shurdhër ndaj kritikave dhe rekomandimeve për luftën kundër korrupsionit dhe këtë e tregojnë edhe skandalet korruptive.
 
“Në shtator të vitit 2023, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut minoi ndjeshëm gjyqësorin. Në mënyrë jotransparente, pas një procedure të shpejtë, deputetët ndryshuan Kodin Penal, i cili solli uljen e dënimit me burg dhe shkurtimin e afatit të parashkrimit të shpërdorimit të detyrës. Kjo do të nxisë statutin e kufizimeve për rreth 200 raste të dyshuara për korrupsion, shumë prej të cilave përfshijnë ish-zyrtarë të nivelit të lartë.”, - theksoi kryetari i Transparency International - Maqedoni, Blagoja Pandovski.
 
Maqedonia e Veriut është në pozitën e 76-të në indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2023, që paraqet një kërcim prej 9 vendesh në krahasim me vitin 2022. Vendi është vlerësuar me 42 pikë ose 2 më shumë se një vit më parë.
 
ERSAN PAJAZITI