Maqedoni
Ndryshimet klimatike, Shukova: Nevojitet koordinim gjithëpërfshirës institucional
30.01.2024 14:58
Ministrja e Ekologjisë Kaja Shukova dhe organizatat joqeveritare për mbrojtje nga ndryshimet klimatike...

Ministrja e Ekologjisë Kaja Shukova dhe organizatat joqeveritare për mbrojtje nga ndryshimet klimatike janë të mendimit se adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike në vend, është më se i nevojshëm. Kjo nënkupton ndërmarrjen e aktiviteteve për përshtatjen e ndikimeve të deritanishme ndaj ndryshimeve klimatike.
“Për të ballafaquar me ndryshimet klimatike është e nevojshme që të ketë koordinim të mirë ndërmjet të gjitha palëve të përfshira. Për shkak se duhet të ndërmerren disa aksione në pjesën e përshtatjes, unë i ftoj të gjitha palët që të punojnë në mënyrë aktive, sepse shohim që klima ka një ndikim në rritje, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në nivel global.”, - deklaroi ministrja e Ekologjisë, Kaja Shukova.
“Është e nevojshme më shumë të flasim për ndryshimet klimatike dhe për sfidat që i shkaktojnë në nivel lokal dhe nacional, sepse niveli lokal është shumë i rëndësishëm, pasi që këtu janë qytetarët. Konsideroj se kemi një bazë themelore për mbrojtje nga ndryshimet klimatike, por është e nevojshme të punojmë më shumë për koordinimin, grumbullimin dhe realizimin e të dhënave.”, - theksoi kryetarja e Qendrës për Ndryshime Klimatike, Bojana Stojanovska.
Për shkak të ndryshime klimatike viteve të fundit në vend janë rritur zjarret në pyje. Jo rastësisht Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, që tani janë duke i përgatitur dhe koordinuar aktivitet e tyre për t’u përgjigjur në mënyrë më sistemore zjarreve dhe përmbytjeve gjatë stinës së verës.
“Qendra për Menaxhimin me Kriza gjatë kësaj periudhe është duke punuar dhe duke i përgatitur resurset për stinën e pranverës ku jemi në pritje të ketë përmbytje dhe për stinën e verës ku përsëri presim që të ketë temperatura të larta dhe jemi në pritje të paraqitjes së shpërthimit të zjarreve në zonat pyjore.”, - u shpreh drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojanço Angelov.
“Pas vitit 2009, për herë të parë vitin e kaluar, 3 avionët e njësisë për mbrojtje dhe shpëtim ishin të gatshëm dhe ishin në teren sa herë që për ta kishte nevojë për t’i shuar zjarret e përhapura në zonat pyjore dhe për shkak të shfrytëzimit dhe angazhimit të plotë të këtyre resurseve në vitin e kaluar në krahasim me vitet e mëparshme, vitin e kaluar kaluam më lehtë.”, - theksoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.
Të gjitha këtu u thanë në konferencën përfundimtare të projektit "Rritja e rezistencës ndaj klimës në nivel lokal" i implementuar nga Qendra për ndryshime klimatike në kuadër të programit "Organizata civile për aktivitete klimatike" dhe financuar nga Qeveria e Suedisë.
REXHEP QAMILI
