Maqedoni

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, diskutohen raportet e dorëzuara

30.01.2024 15:47

Raporte për kryetaren e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, për shkak të emërimit të drejtorëve...

Raporte për kryetaren e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, për shkak të emërimit të drejtorëve, si dhe për disa komuna të tjera, ishin në fokus të seancës së 99-të të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ku u shqyrtuan disa lëndë, por një pjesë e madhe janë refuzuar dhe Komisioni vendosi të ndërpresë procedurën. Ndërkohë janë diskutuar edhe parregullsitë në Agjencinë e Filmit, ku sipas këtij komisioni është kërkuar nga institucionet përgjegjëse mbikëqyrje inspektuese për personat që janë në listën e akuzës.
 
“Me qëllim të vazhdimit të procedurës dhe sigurimin e të dhënave të nevojshme, KShPK-ja refuzoi kërkesën. Gjithashtu në lidhje me akuzat në raport, kërkuam përgjegjësi nga Ministria e Punës dhe PS-ja, por edhe raportin vjetor të punës së Agjencisë së Filmit. Kërkuam nga Ministria e Punës që të bëjë mbikëqyrje inspektuese për personat e listuar në dy raporte, si dhe të vlerësohet nevoja për mbikëqyrjen në përputhje me nenin 6, të ligjit për  “Veprimtari  Filmike”. Nga përgjigjet e dorëzuara nga Ministria e Kulturës konstatohet se me vendimin e sjellur nga Qeveria për anëtarët e Bordit Drejtues, si Snezhana Stankov, Nina Nikoliq, Igor Shokarovski dhe Faton Memeti, më datën 06.06. Snezhana Stankov ka paraqitur kërkesë për largim dhe në vend të saj është emëruar anëtar tjetër.”, - deklaroi kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska. 
 
Pjesë e raporteve ishin edhe pretendimet se prokurorja publike i kishte blerë një banesë vajzës së saj dhe nuk ka raportuar me çfarë parash e ka blerë, të cilat KShPK-ja, i ka konstatuar si të pasakta, përkatësisht  është paraqitur blerja e banesës me paratë e kursyera. Në seancën u diskutua edhe raporti ndaj drejtoreshës së Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror Sanitar, me pretendimet se ajo ka punësuar disa persona të afërt, për të cilat KShPK-ja, ka  bërë kontrolle dhe është vërtetuar se është dhënë pëlqimi financiar. Në mesin e raporteve ka qenë edhe një inspektim antikorrupsion i ligjit për automjetet, përkatësisht rregullores për kontrollin teknik të automjeteve, të cilin KShPK-ja vendosi t'ia dorëzojë Ministrisë së Punëve të Brendshme si kompetente për ligjin konkret.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU