Maqedoni

Funksionimi i sistemit radiodifuziv, Servisi Publik, faktor i rëndësishëm

30.01.2024 16:30

Përforcimi i kapaciteteve të Servisit Publik dhe të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale...

Përforcimi i kapaciteteve të Servisit Publik dhe të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale, janë e një rëndësie të veçantë për funksionimin e Demokracisë në vend, u tha mes tjerash në manifestimin promovues në temën “Rëndësia e funksionimit të Radiodifuzionit Publik për demokracinë në Evropë”. Drejtori i Servisit Publik, Marjan Cvetkovski, theksoi se është e një rëndësie të veçantë që elitat politike  të ndryshojnë qasjen deri tek Servisi Publik. 
 
“Që të mundet RTVM-ja të zhvillohet si një Servis Publik i pavarur, reforma më e mirë duhet të jetë tek qasja e elitave politike në raport me Servisin Publik. Ato duhet të pastrojnë më këtë se RTMV-ja nuk është ndërmarrje e thjeshtë publike dhe si të tillë nuk mund ta shohin si kafshatë të tyre. Prandaj e rëndësishme është që të sillen disa ndryshime në disa ligje apo të sillet një ligj posaçërisht për RTVM-në ku do të largoheshin të gjitha përkufizimet në punën e RTMV-së, të cilat e bëjnë servisin publik të jetë në shërbim të shumë institucioneve shtetërore. Dhe prandaj, kjo është çështje kur po flasim për reforma në servisin publik, ndërsa proceset tjera po ndodhin brenda për brenda ku në këtë pjesë jemi edhe lider në rajon.”, - deklaroi drejtori i RTMV-së, Marjan Cvetkovski.
 
Nga ana tjetër ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir, potencoi se ekzistenca e mediave të lira dhe të pavarura është thelbësore për çdo demokraci. Sipas tij, rekomandimet e përfshira në Raportin për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 nga Komisioni Evropian, është theksuar qartë se në RMV nevojiten masa shtesë për të forcuar stabilitetin financiar dhe pavarësinë, si të rregullatorit të mediave ashtu 
 
“Ekzistimi i mediave të lira dhe të pavarura janë e një rëndësie të veçantë për secilën demokraci dhe për secilin shtet i cili ka aspirata për në BE, edhe atë me sigurimin e llogaridhënies me theksimin e veprimeve të gabueshme, dhe me informime të sakta ndaj opinionit, me ç’rast politikat, vendimet dhe ligjet mund të miratohen. Kjo posaçërisht është e rëndësishme për servisin publik dhe regullatori medial për momentin në vend dhe në një mjedis mediatik që ndryshon shpejtë dhe karakteristikat kryesore janë mundësi dhe kërcënime që janë të paimagjinueshme për njerëzit e para një gjenerate.”, - theksoi ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir.
 
Nga ana e Servisit Publik, po ashtu u prezantuan edhe investimet e mëdha, të cilat janë bërë në teknologjinë më moderne, e cila do të jetë një risi për rrafshin mediatik në vend. Po ashtu nga Servisi Publik i bënë thirrje Qeverisë që mjetet të cilat janë premtuar me ligj t’i jepen RTMV-së, e të cilat mjete Servisi Publik nuk i ka pranuar që nga viti 2019. 
 
FITIM KRYEZIU